Për të qeshur dhe për të qarë! Adi shpërthen në lot: Aman xhogu kthehu te unë, kam aromën tënde… (VIDEO) – AlpeGossip
Për të qeshur dhe për të qarë! Adi shpërthen në lot: Aman xhogu kthehu te unë, kam aromën tënde… (VIDEO)

Për të qeshur dhe për të qarë! Adi shpërthen në lot: Aman xhogu kthehu te unë, kam aromën tënde… (VIDEO)

Dashuria është një nga ato ndjenja të mëdha që njeriu përjeton në jetë dhe që shpesh herë e çojnë individin në ekstrem. Ndoshta, po të mos ishte i dashuruar, ky i ri nuk do ta kishte bërë kurrë këtë skenë që është duke bërë.
Nëse ju kujtohet historia e Erjonit me Almën, me të cilët në fillim qeshëm dhe më pas e përjetuam si një problem social për shkak të zhvillimit të mëtejshëm të saj, pak a shumë njësoj është edhe kjo histori.

Veçse këtë herë Erioni i ri quhet Adi dhe ai nuk e ka dhunuar “Almën” e tij, por mes tyre ka ndodhur diçka tjetër.

Sipas personit që ka dërguar materialin në redaksinë e JOQ.al, Adi dhe e dashura e tij kishin mbi dy vite në një lidhje dhe prej dy muajsh janë ndarë.

Arsyeja e ndarjes mes tyre është se Adi e tradhtoi të renë me një vajzë tjetër, e cila ishte mikeshë e të dashurës së tij.

Pasi ajo e refuzon herë pas here, djali ka bërë edhe një video-mesazh, ku me lot në sy i përgjërohet që të kthehen bashkë dhe ndër të tjera, vihen re detajet që ai përdor, siç është era e saj.

Videoja flet vet…