SKANDAL në urgjencën e Shkodrës/ Mjekja e quan të sëmurin “zagar” (VIDEO) – AlpeGossip
SKANDAL në urgjencën e Shkodrës/ Mjekja e quan të sëmurin “zagar” (VIDEO)

SKANDAL në urgjencën e Shkodrës/ Mjekja e quan të sëmurin “zagar” (VIDEO)

Një ngjarje me të vërtetë e çuditshme raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në urgjencën e Spitalit të Shkodrës ku disa familjarë akuzojnë një person të stafit mjekësor se e ka quajtur njërin prej pacientëve me fjalën “zagar”.
Kanë qenë të afërmit e të sëmurit ata të cilët janë irrituar dhe janë afruar pranë gruas duke i kërkuar shpjegime në lidhje me deklaratën e saj. Në një moment në video dallohet bashkëshortja e pacientit e cila i drejtohet mjekes me fjalët “si mund t’i thoni zagar, ai është duke vdekur”, ndërsa mjekja shprehet në mënyrë të habitshme se “ai nuk ishte duke vdekur”.

Më pas në video dallohet se si një tjetër familjar i pacientit, i cili mendohet se është i biri, i drejtohet mjekes duke i thënë “a të vjen turp a jo”. Ndoshta termi rilindas “shëndetësia falas” përfshin edhe kafshëzimin e emrave të pacientëve.