GABIMET TRASHANIKE/ Ja si po e ngadalësojmë metabolizmin e po shtojmë peshë pa e ditur – AlpeGossip
GABIMET TRASHANIKE/ Ja si po e ngadalësojmë metabolizmin e po shtojmë peshë pa e ditur

GABIMET TRASHANIKE/ Ja si po e ngadalësojmë metabolizmin e po shtojmë peshë pa e ditur

Metabolizmi ngadalësohet me moshën. Sipas një studimi të ri, gratë fitojnë mesatarisht rreth 700 gram në vit, vetëm prej funksionimit më të ngadaltë të organizmit, që do të thotë 20 kilogramë shtesë deri në moshën 50 vjeçare (sigurisht studimi nuk vlen për të gjithë) pasi këtu hynë në “lojë” faktorë si gjenetika, hormonet, stresi, stili i jetës etj. Më poshtë Living do të listojë të gjitha arsyet që ngadalsojnë edhe më shumë metabolizmin, arsye që të gjitha ju i keni në dorë!

1. Mos bini në grackën e “Nuk do të ha fare që të bie në peshë)
Po, ju duhet të ulni sasinë e marrjes së kalorive, në mënyrë që të humbni peshë, por dieta drastike mund të sjellë më shumë efekte negative sesa të mira.  Mos harroni që ju nevojitet rreth 1200 kalori në ditë për të aktivizuar funksionet tuaja bazë biologjike.

2. Thuajini PO kafeinës
Kafeina stimulon sistemin tuaj nervor dhe nga ana tjetër përshpejton metabolizmin tuaj për rreth 5-12% sipas një studimi japonez.

3. Reduktoni karbohidratet e bardha
Merrni më shumë fibra. Studimet kanë treguar se fibrat mund të përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për të djegur dhjamin me 30% dhe mundësia për të akumuluar yndyrë është shumë herë më e ulët, pasi fibrat shkojnë për formimin e muskulit.

4. Ju pini ujë të ngrohtë
Studiuesit nga Gjermania mësuan se duke pirë 6 gota ujë të ftohtë në ditë mund t’ju bëjë të konsumoni 50 kalori shtesë. Kjo mund të barazohet me 2 kilogramë e gjysmë për gjithë vitin. Trupi juaj ka nevojë për të ngrohur ujin që pini dhe për këtë arsye djeg kalori.

5. Dieta juaj është e varfër në proteina
Duke mos pasur proteina të mjaftueshme në dietën tuaj, muskujt tuaj do të dobësohen. Nëse nuk përfshini mishin si pjesë e dietës tuaj atëherë sigurohuni që të konsumoni të paktën 2 lugë arra pas çdo vakti.

6.Hekuri; si mineral kryesor
Ju duhet të siguroheni që hekuri të mbetet pjesë thelbësore e dietës tuaj, edhe nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Hekuri transporton oksigjenin, tek qelizat dhe muskujt tuaj, që nevojiten për të djegur dhjamin. Hani fasule, mish, drithëra, spinaq dhe ushqime të tjera të fortifikuara për të marrë dozën tuaj të nevojshme të hekurit.

7.Vitamina D është thelbësore për ruajtjen e indeve te muskujve dhe absorbimin e kalciumit. Salmoni, karkalecat, toni, tofuja, vezët, drithërat dhe qumësht janë të gjitha burime të mira të vitaminës D.

8. Alkooli në gjak bën që ju të digjni më pak yndyrë. Një ose dy gota martini mund të ulin aftësinë tuaj për të djegur dhjamin me 75%.

9. Nuk merrni kalcium
Mungesa e kalciumit ngadalëson metabolizmin, veçanërisht tek gratë.