Pavarësisht prerjes, ngjyrës dhe materialit, fustanet e gjatë gjithmonë kanë një prekje romantike e femërore, qofshin ata të ngushtë e në ngjyrë të errët ose në dantellë e më të gjerë.
Me dhjetëra mundësi kombinimesh, fustanet e gjatë mund të vishen me të gjitha llojet e aksesorëve duke sjellë një kontrast interesant mes ngjyrave të errëta dhe atyre të hapura, hijeve të pastelit dhe atyre neon.
Atletet janë aksesori i parë që i jep fustaneve të gjatë një pamje “agresive” dhe tipike “street style” duke e bërë atë të duket më modern dhe më me stil.
Jacquemus është marka që qëndron pas kombinimit të fustaneve të gjatë dhe këpucëve me takë të lartë. Fustanet që ekzpozojnë format me çarje tek këmba e bëjnë trupin të duket më i gjatë dhe më elegant.
Maria Grazia Chiuri ka rikrijuar stilin meksikan të fustaneve të gjatë në ngjyra të hapura e delikate.
Fustanet e gjatë bëhen edhe me të bukur nëse ato kombinohen me rripa beli të trashë, të cilët sjellin një kontrast interesant mes stileve të ndryshme.
Miuccia Prada solli në koleksionin vjeshtë-dimër 2019 fustanet e gjatë e treçerekësh në ngjyra pop dhe neon të kombinuara me çizme deri tek kyçet në material vinyl.