FESTON SOT DITËLINDJEN/ Erion Veliaj i falenderon të gjithë për urimet me portretin familjar – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Erion Veliaj i falenderon të gjithë për urimet me portretin familjar

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Erion Veliaj i falenderon të gjithë për urimet me portretin familjar

Ditën e sotme, Erion Veliaj feston 39-vjetorin e lindjes së tij. Këtë vit ai feston për herë të parë si baba dhe për këtë arsye ai ka publikuar për herë të parë një fotografi të portretit familjar.

Duke qenë se jemi në atmosferë festash, ata të tre kanë pozuar përpara një peme të zbukuruar. Veliaj shfaqet në foto duke mbajtur në krahë vogëlushin Kajan, ndërsa Ajola mbështet kokën në krahët e tij.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund. Eri, Ajo dhe Kai”, – ka shkruar kryebashkiaku përkrah fotografisë.  Kajan është ende shumë i vogël dhe për këtë arsye Erioni është kujdesur që vogëlushi të mos shfaqet me portretin e plotë.