Trendi i sandaleve të zjarrta/ Njihuni me të famshmet shqiptare që “janë fiksuar” pas tyre (FOTO) – AlpeGossip
Trendi i sandaleve të zjarrta/ Njihuni me  të famshmet shqiptare që “janë fiksuar” pas tyre (FOTO)

Trendi i sandaleve të zjarrta/ Njihuni me të famshmet shqiptare që “janë fiksuar” pas tyre (FOTO)

“Prada” i surprizoi të gjithë në shkurt të këtij viti kur solli trendin e sandaleve avangarde. Por askush nuk e parashikoi që sandalet do të ktheheshin në një trend derisa, Kendall Jenner u shfaq me një palë të tillë më 5 gusht.

Sandalet e koleksionit vjeshtë/dimër 2018-2019 janë kaq fantastike, sa të japin vërtet idenë e këmbëve të zënë nga flakët, të cilat u frymëzuan nga koleksioni i vitit 2012 i markës.

Për to shumë prej jush nuk mund të jenë të sigurt nëse do t’i vishnin, mbi të gjitha kur të shikonin çmimin prej 1.100 dollarë.

Por ne do t’ju bëjmë që të ndërroni mendim për sandalet ngjyrë portokalli neoni, kur të shikoni sesi i kanë kombinuar disa nga personazhet e njohur shqiptarë.

Motra e këngëtares, Rita Ora, ishte e para që u dallua me sandalet me flakë, më 20 korrik të këtij viti. Elena u shpreh se ishte e dashuruar pas këtyre sandaleve, të cilat i kishte kombinuar me një xhaketë portokalli dhe një veshje të zezë poshtë.

Aureta është një shqiptare e cila jeton në Amerikë dhe ka profesionin e konsulentes së luksit, por nga ana tjetër është një fashioniste e njohur. Ajo pozoi me sandalet “Prada” më 12 gusht, ndërsa i kishte kombinuar me një fustan poshtë gjurit ngjyrë çiklaminë.

Ndryshe nga dy kombinimet më sipër, Bebe Rexha vendosi që të flisnin vetëm këpucët kur u shfaq me to më 14 gusht. Këngëtarja shqiptare u shfaq me pantallona xhinse dhe një T-shirt të bardhë, por sytë i kemi te sandalet.