Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe tërheq vazhdimisht vëmendjen me jetën e saj private. Këngëtarja gjithashtu shquhet dhe për ndryshimet e shumta që bën në pamje.
Ajo është nisur për disa ditë pushimi me familjen në një destinacion përrallor. Poni ka zgjedhur që të pushojë në plazhet e Puerto Ricos dhe është përshtatur me look-un e vajzave atje. Këngëtarja ka hequr dorë nga flokët e shkurtra me baluke dhe i ka kapur gërsheta të vogla, një model të cilin nuk e ka bërë më parë .
E veshur me bikini dhe një pije ekzotike në dorë, këngëtarja ka pozuar nga plazhi i Puerto Ricos teksa shfaqet shumë në formë me look-un e ri.