PROBLEME PËR MEGHAN/ Ja pse ende nuk ka lindur bebushi mbretëror (FOTO) – AlpeGossip
PROBLEME PËR MEGHAN/ Ja pse ende nuk ka lindur bebushi mbretëror (FOTO)

PROBLEME PËR MEGHAN/ Ja pse ende nuk ka lindur bebushi mbretëror (FOTO)

Të gjithë janë duke pritur me padurim që dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry të bëhen për herë të parë prindër. Mirëpo, ndërkohë që të gjithë prisnim që fëmija të lindte prej kohësh siç kanë raportuar mediat huaja Meghan ende nuk ka lindur dhe kjo për shkak se ende nuk i kanë ardhur kontraktimet.

Sipas ‘Daily Mail’ Meghan është një javë me vonesë nga data e parashikuar për të lindur dhe ata shprehen se dukeshës do t’i duhet t’i drejtohet mjekëve në mënyrë që të përshpejtojë lindjen. Edhe pse ishte parashikuar që ajo të lindte në shtëpi, burime pranë saj thonë se nëse do ti duhet të nxisë kontraktimet do ti duhet ti drejtohej spitalit më të afërt.

Ndërkohë ende nuk dihet se nëse ajo është në pritje të një djali apo një vajze, ndonëse në rrjete prej kohësh përflitet se dukesha dhe princi po presin një djalë.