“KA QENË SHUMË E VËSHTIRË”/ Fjolla Morina perlotet në emision (FOTO) – AlpeGossip
“KA QENË SHUMË E VËSHTIRË”/ Fjolla Morina perlotet në emision (FOTO)

“KA QENË SHUMË E VËSHTIRË”/ Fjolla Morina perlotet në emision (FOTO)

Pak ditë më parë Fjolla Morina u rikthye me një këngë shumë prekëse që mbante titullin “Si ta pranoj” dhe që i kushtohet ish-të dashurit të saj. E ftuar në “Prive”, Fjolla është përlotur teksa fliste për këngën duke u shprehur se ka qenë shumë e vështirë ta xhironte videoklipin.

“Ka qenë shumë e vështirë për mua që ta xhiroja. Jam tip shumë e ndjeshme në jetën e përditshme. Kjo këngë do mbesë edhe për shumë gjenerata dhe jam e bekuar që Rozana më bëri një tekst kaq të mirë. Kjo këngë nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë humbur njerëz të dashur. Nuk ka nevojë të flas sepse në klip shihet gjithçka”, u shpreh Fjolla.