DONI TË POSTONI FOTO ME PARTNERIN? Në fillim bëjini vetes këtë pyetje – AlpeGossip
DONI TË POSTONI FOTO ME PARTNERIN? Në fillim bëjini vetes këtë pyetje

DONI TË POSTONI FOTO ME PARTNERIN? Në fillim bëjini vetes këtë pyetje

Të shprehësh publikisht ndjenjat që ke për dikë, është krejt normale. Dhe kur themi publikisht, e kemi fjalën “online”. Një foto në çift në Instagram a Facebook, një dedikim të gjatë dashurie, e gjëra të tjera si këto. Ndonëse në pamje të parë të tillë çifte duken ata më të lumturit, shkencëtarët kanë arritur në një konkluzion tjetër.

Çifte që postojnë vazhdimisht foto a dedikime  për njëri tjetrin, fshehin diçka “të errët” pas kornizës së tyre perfekte.

Sipas ekspertëve, njerëz të tillë janë të pasigurtë në lidhjen e tyre dhe në ndjenjat që partneri ka ndaj tyre. Pas eksperimenteve rezultoi se pikërisht në ditët kur ata ndihen më të pasigurtë, shtojnë numrin e postimeve të tilla.

Në mënyrë të pavetëdijshme, ky veprim tregon që ju po kërkoni aprovim nga të tjerët, në formë pëlqimesh dhe komentesh, për të plotësuar çfarë mungon nga marrëdhënia.

Përpos kësaj, thuhet gjithashtu se njerëzit që mbajnë të përditësuar ndjekësit e tyre me detaje nga jeta romantike, kanë prirje të ketë vetëbesim të ulët.

Sigurisht, në fund të ditës zgjedhja është e juaja dhe nëse e ndjeni kështu nuk ka asnjë limit që mund ta pengojë.  Vetëm se, herën tjetër që po mendoni të postoni një foto me të, pyësni veten: “Do ta postoj sepse është një moment i lumtur në jetën time apo sepse më intereson të dukem mirë në Instagram?”