GJITHNJË NË FORMË/ Ja cili është burimi i rinisë së Victoria Beckham – AlpeGossip
GJITHNJË NË FORMË/ Ja cili është burimi i rinisë së Victoria Beckham

GJITHNJË NË FORMË/ Ja cili është burimi i rinisë së Victoria Beckham

E keni vënë re që Babai Kohë merret nga pak me të gjithë përveç Victoria Beckham? Dikur, menduam se meritat i takonin salmonit, që e ha çdo ditë me urdhër të dermatologut, por natyrshëm, realiteti është më i koklavitur se kaq.

Victoria Beckham ha katër avokado në ditë. Katër. Nuk qartësoi në i mbyt në kripë, i shtyp apo i bën sallatë, por tha se filloi të hante më shumë frut avokadoje (po, është frut) pasi lexoi diku se i jep lëkurës shkëlqim.

“Nuk është se dua të dukem më e re,” tha ajo për Daily Telegraph.

Në mendimin tonë modest, katër avokado janë shumë, por Victoria e di çfarë po bën dhe ndoshta duhet ta dëgjojmë për punë avokadosh.

Ajo është prag nxjerrjes në treg të linjës së produkteve të grimit nën emrin Victoria Beckham Beauty dhe ka në plan të angazhohet dhe në industrinë e produkteve për kujdesin ndaj lëkurës dhe parfumeve.

Ç’mendoni për Eau de Avocado?