Ushqimi i shëndetshëm parandalon depresionin – AlpeGossip
Ushqimi i shëndetshëm parandalon depresionin

Ushqimi i shëndetshëm parandalon depresionin

Një regjim ushqimor mesdhetar mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, sipas një studimi. Zbulimet, vijnë nga një rishikim i 41 studimeve të botuara brenda tetë viteve të fundit.

Një dietë me bazë bimore, fruta, perime, drithëra, peshk arra dhe vaj ulliri, por më e reduktuar në mish ose qumësht, duket se ka shumë përfitime në gjendjen emocionale. Ekspertët thonë se tashmë duhen bërë testime për të provuar teorinë dhe për të mësuar nëse depresioni mund të trajtohet me dietë.

Dr Camille Lasalle tha se provat deri më tani kanë vënë në dukje faktin se ushqimet që konsumojmë mund të sjellin një ndryshim në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende prova të forta klinike. Shpjegimi i lidhjes mes gjendjes emocionale dhe humorit është i ndërlikuar.

Ka shumë faktorë të tjerë që mund të përfshihen.

-Një gjendje depresioni mund të shkaktojnë humbje të oreksit dhe dikush që ndihet jo mirë emocionalisht nuk mund të kujdeset mirë për veten.

-Njerëzit e lumtur kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.

-Mund të jetë e mundur që sheqeri i tepërt dhe ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e depresionit, pra eleminimi i këtyre produkteve nga regjimi juaj është i rëndësishëm.

Pas testime të mirëkontrolluara është e paqartë të përcaktohet se sa ndikim mund të ketë në shëndetin mendor një dietë mesdhetare.