NGA NORA TE TUNA DHE ADELINA ISMAJLI/ Fjolla Morina sulmon publikisht koleget dhe u nxjerr të palarat – AlpeGossip
NGA NORA TE TUNA DHE ADELINA ISMAJLI/  Fjolla Morina sulmon publikisht koleget dhe u nxjerr të palarat

NGA NORA TE TUNA DHE ADELINA ISMAJLI/ Fjolla Morina sulmon publikisht koleget dhe u nxjerr të palarat

Fjolla Morina ka folur troç fare për koleget e saj këtë të shtunë në emisionin “Shiko kush Luan”, në “Top Channel”.

Ajo nuk është rezervuar aspak por ka treguar raportin me secilën nga divat e skenës, si Adelina Ismaili, Tuna Sejdi, Nora Istrefi dhe Samanta Karavella.

Këngëtaren Nora Istrefi, Fjolla e akuzoi publikisht për kopjim.

Sa i përket marrëdhënies me Tuna Sejdiun, ajo u shpreh se nuk do të kishte bashkëpunuar kurrë me të dhe se Tuna ka ngatërruar gjithë showbiz-in me thashethemet që ka bërë.

Sa i përket Samantës, Fjolla u shpreh se atë do ta konkurronte në muzikë duke i bërë diss-e, ndërsa për divën Adelina Ismailin tha se është këngëtarja shqiptare me më shumë operacione plastike.

Pas këtyre sulmeve publike, duket se Fjolla do të jetë në listën e këngëtareve me më shumë “armike” në tregun muzikor shqiptar.

Gjithsesi, luftën e deklarojmë të hapur! Tani presim reagime pa fund.