NUK JANË PRANË PËR TA FESTUAR/ Por Dua dhe Rita rrënqethin me urimin për Kosovën – AlpeGossip
NUK JANË PRANË PËR TA FESTUAR/ Por Dua dhe Rita rrënqethin me urimin për Kosovën

NUK JANË PRANË PËR TA FESTUAR/ Por Dua dhe Rita rrënqethin me urimin për Kosovën

Ditën e stome, shumë artistë kanë uruar me postimet e  tyre Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisht. Sigurisht që urimet nuk kanë munguar dhe nga artistët me origjinë shqiptare Gashi, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi që nuk kanë harruar që të urojnë gjithë shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme.

Ka qenë Rita e para që ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e klipit “Shin your lights” që u xhirua në 2012 në Kosovë.

“Urime ditën e Pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë. Unë xhirova videon për “Shine your light” atje në vitin 2012, një nga kujtimet më të mira. Të dua shumë”, ka shkruar Rita.

Ndërsa Dua nga ana tjetër ka uruar nëpërmjet një fotoje ku shihet e rrethuar me flamurin e Kosovës, pranë saj ajo ka shkruar: “Nga Kosova, në botë. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju duaaa”.