Miriam Cani rikthehet pas 10 muajsh mungesë/ Vendos të bashkëpunojë me label-in më të njohur në Shqipëri – AlpeGossip
Miriam Cani rikthehet pas 10 muajsh mungesë/ Vendos të bashkëpunojë me label-in më të njohur në Shqipëri

Miriam Cani rikthehet pas 10 muajsh mungesë/ Vendos të bashkëpunojë me label-in më të njohur në Shqipëri

“Meteor” ështe kënga e fundit që Miriam Cani ka lançuar për tregun muzikor, publikuar rreth 10 muaj më parë. Ndryshe nga Alban Skënderaj, bashkëshorti i saj i cili ka qenë mjaft aktiv sidomos gjatë verës, Miriami ka zgjedhur të sjellë projekte më rrallë.

Edhe pse ka patur shumë angazhime të tjera si për shembull pjesëmarrja në “The Voice Kids” prapëseprapë vëmendja kryesore dhe njëkohësisht profesioni i saj është muzika, kënga.

Për të gjithë ju që u ka munguar Miriami si këngëtare, Blitz.al ka mësuar se rikthimi i saj nuk është shumë i largët. Këngëtarja e njohur është parë në ambjentet e Threedots Production, labeli i njohur i muzikës shqiptare çfarë na bënë të mendojmë se Miriami është duke punuar mbi një këngë të re në studiot e çunave të Threedots.

Nuk dihet nëse do të jetë një baladë apo këngë ritmike por bazuar në stilin që Miriami zakonisht ka me siguri poi sjell publikut një tjetër këngë dashuri.