Kate Middleton ka treguar muskujt e saj teksa preu dru gjatë një vizite në një shkollë pyjore në Danimarkë.
Dukesha e Cambridge shkëlqeu teksa me një çekiç në dorë e goditi tre herë drurin derisa u nda në gjysmë. Fëmijët dhe mësuesit e tyre që ishin të pranishëm në këtë moment shpërthyen në brohoritje
Kate qeshi kur druri nuk u nda gjatë tentativës së dytë dhe tha: “Oh jo, tre herë!”. Ndërsa imazhe të tjera nga vizita e familjes mbretërore në kopshtin e fëmijëve Stenurten në Ballerup, e tregojnë dukeshën duke vrapuar nëpër pyll, teksa mbante për dore një vogëlushe.
Middleton gjithashtu është fotografuar edhe teksa rrinte me disa të rinj rreth një zjarri kampi. Dukesha e Cambridge është në një udhëtim për gjetjen e fakteve, për të mësuar se si Danimarka është bërë një lider botëror në zhvillimin e fëmijërisë së hershme.