Këngëtarja e dashur për publikun, Genta Ismajli, është bërë së fundmi nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta, janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Një ditë më parë, Genta ka publikuar foton e parë të binjakëve teksa ka zbuluar dhe emrat e tyre, Ivy dhe Icon.
“Ata janë këtu foshnjat tona, edhe më të përsosur se sa mund të kishim imagjinuar, Ivy & Icon #Alhamdulillah’’ shkruan Genta bashkëngjitur me foton që fansat e kanë pëlqyer menjëherë.
E sigurisht edhe komentet kanë qenë të shumta, ku ndjekësit e kanë uruar për binjakët.