“NË MATERNITET DO VEMI”/ Arbana Osmani flet për pritjen e ëmbël: Ja kur vjen në jetë bebi (FOTO) – AlpeGossip
“NË MATERNITET DO VEMI”/ Arbana Osmani flet për pritjen e ëmbël: Ja kur vjen në jetë bebi (FOTO)

“NË MATERNITET DO VEMI”/ Arbana Osmani flet për pritjen e ëmbël: Ja kur vjen në jetë bebi (FOTO)

Me datë 7 Maj moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Arbana është treguar disi e rezervuar përgjatë kësaj periudhe, duke preferuar ta shijojë larg vëmendjes së mediave dhe publikut. “Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat”, është shprehur moderatorja.

Megjithatë disa detaje të shtatzënisë i ka zbuluar. Së fundmi ajo ka zbuluar se kur pritet të vijë në jetë fëmija. Gazetari Eraldo Rexho ka publikuar një foto me Arbanën në Instastory, duke e pyetur se ku do shkojnë këtë behar.

“Në maternitet do vemi”, është përgjigjur moderatorja, duke zbuluar se pritjes së ëmbël po i vjen fundi.