Shtatë hile të çuditshme por efektive, që zgjasin jetëgjatësinë e ngjyrës së flokëve – AlpeGossip
Shtatë hile të çuditshme por efektive, që zgjasin jetëgjatësinë e ngjyrës së flokëve

Shtatë hile të çuditshme por efektive, që zgjasin jetëgjatësinë e ngjyrës së flokëve

Mbase keni shpenzuar një shumë të madhe parash ose shumë kohë që të nxirrni ngjyrën përfekte të flokëve tuaj dhe pas kësaj gjithçka zgjat shumë pak.

Vetëm për 6 javë ngjyra e flokëve tuaj do të fillojë të zbehet, por ju mund ta ngadalësoni rënien e ngjyrës me disa maska dhe truke të bëra në kushte shtëpie.

1.Vodka

Mbase është pija juaj e preferuar,por nëse e përzieni gjysëm filxhani vodka me katër gota ujë të nxehtë dhe e hidhni në flokët tuaj të lagur, do t’ju ndihmojë në heqjen e depozitave të klorit dhe mineraleve, të cilat shkaktojnë zbehjen e ngjyrës tuaj të flokëve.

2.Uthull molle

Një herë në javë bëni një përzierje të uthullës së mollës me 3 gota ujë të ngrohtë dhe lani flokët tuaj.

Pas kësaj flokët tuaj do të marrin më shumë shkëlqim dhe boja do të qëndrojë më gjatë.

 

3.Ketchup

Po, duket e tmerrshme ideja që të vini ketchup në flokët tuaj, por funksionon.

Nëse flokët tuaj kanë filluar të zbehen atëherë merrni një grusht ketchup dhe vendoseni mbi flokët tuaj. Mbajeni për rreth 15 minuta dhe më pas lajeni kokën,kështu ngjyra juaj nuk do të venitet edhe për pak ditë.

 

4.Kakao pluhur

Brunet dhe kokëkuqet mund të përdorin trukun me pluhur kakao gjatë ditëve të verës.

Vetëm përzieni nga një lugë gjelle pluhur kakao, kos, mjaltë dhe uthull molle dhe përzierjen aplikojeni në flokë.

Mbajeni këtë maskë për 20 minuta dhe më pas lajeni kokën.

Acidet natyrale që kanë këto ushqime do të ndihmojnë në thithjen e pigmentit të kakaos për t’i bërë rezultatet më të theksuara.

 

5.Çaj kamomili me mjaltë

Në një enë krijoni një përzierje të çajit të kamomilit me vaj livando dhe pak mjaltë. Lëreni përzierjen të pushojë pak dhe më pas vendoseni në flokë për 5 minuta.

Kamomili dhe mjalti ndihmojnë në shkëlqimin e flokëve, ndërsa livando ndihmon në zbutjen e tyre.

6.Vezë me vaj ulliri

Përzijini dy vezë me vaj të ulliri dhe uthull të bardhë, pastaj aplikojeni masën mbi flokë të thatë.Mbajeni atë për 30 minuta për të ndihmuar që ngjyra juaj të shkëlqejë sërish.

7.Vaj kokosi

Gjatë stinës së verës flokët gjithmonë dëmtohen më shumë, nga uji i kripur në plazh dhe dielli, prandaj flokët thahen dhe ngjyra shkatërrohet.

Për ta mbajtur atë të hidratuar dhe të mbrojtur, masazhoni një grusht vaj kokosi me flokë të thatë dhe mbajeni gjithë natën në kokë.