Të mos dukesh sikur ke dalë nga vitet ‘80/ Vipe-t shqiptare ju tregojn si të vishni ngjyrën neon (FOTO) – AlpeGossip
Të mos dukesh sikur ke dalë nga vitet ‘80/ Vipe-t shqiptare ju tregojn si të vishni ngjyrën neon (FOTO)

Të mos dukesh sikur ke dalë nga vitet ‘80/ Vipe-t shqiptare ju tregojn si të vishni ngjyrën neon (FOTO)

Fiksimi pas ngjyrës neon nuk mbaroi me rrobat e banjës që pamë këtë verë. Kim Kardashian shkoi deri aty sa u shfaq me flokët super të gjata neon.

E dimë që nuk kemi pse të shkojmë deri në këtë ekstrem, por ngjyrat neon janë rikthyer këtë sezon dhe ka 1001 mënyra sesi mund t’i veshim.

Fashionistat shqiptare kanë sjellë idetë më fantastike për kombinimet e vjeshës, që mund t’i shihni më poshtë.

Nora Istrefi
Këngëtarja sjell kombinimim më praktik për përditshmërinë. Golfi neon i puthitur pas trupit me xhinse dhe atlete, do t’ju bëjë të dukeni si një fashionista.

 

Lori Hoxha
Fashionsita shqiptare Lori Hoxha, sjell versionin sportiv të bluzës neon, që do të shkonte me një palë xhinse ose streçe pas trupit dhe atlete.

Era Istrefi
Kokë e këmbë neon. Këngëtarja shqiptare guxon me këtë kostum sportiv në ngjyrë portokalli, që na bën të mendojmë se ngjyrat e ndezura në vjeshtë do të jenë “must”.

 

Luana Vjollca
Një fustan mbrëmjeje në ngjyrë neon do të ishte ideali për të rënë në sy. Funksionoi për Luanën, mund të funksionojë dhe për ne!

Xhesika Berberi
Vjeshta nuk ka pse të jetë e mërzitshme me ngjyrën e zezë apo kafe. Një minifund seksi rozë neon, si ky i modeles Xhesika Berberi do t’ju bëjë të dukeni me shumë stil.

 

Rita Ora
Një fund poshtë gjurit neon si ky i Rita Orës do të ishte perfekt i kombinuar me një palë atlete.

 

Dua Lipa
Një crop-top neon do të bënte shumë figurë në daljet në darkë, kombinuar me një xhaketë me nuanca të njëjta si kjo e Dua Lipës.

Sara Kolami
Por nëse veshjet neon nuk janë aspak në stilin tuaj, atëherë mund të bëheni pjesë e trendit me një aksesor të tillë, siç është çanta.