Të jesh pjesëtar i familjes mbretërore gjatë festave mund të jetë disi sfiduese. Për shembull, çfarë mund t’i blesh një të afërmi që është në radhë për fronin?
Mbretëresha Elizabeth II është një eksperte e gjetjes së dhuratës perfekte dhe ajo ka menduar tashmë se çfarë do t’i bëjë Meghan Markle-it për Vitin e Ri.
Burimet pranë familjes pohojnë se, Madhëria ka vendosur t’i kalojë një nga patronazhet e saj mbretërore Dukeshës së Sussex-it.
Këto patronazhe lidhen me bamirësitë dhe çështjet e dobishme që Mbretëresha ka zgjedhur prej vitesh t’i drejtojë. Ky vendim do të jetë një marrëveshje me rëndësi dhe një kompliment i madh për Meghan, që pritet t’i kalojnë në udhëheqjen e saj në javët e ardhshme.
Mbretëresha dhe Dukesha thuhet se janë ulur kohët e fundit, me një filxhan çaj përpara në ambientet e Pallatit Mbretëror, për të diskutuar mbi mundësitë e patronazhit.
Mendohet që diskutimet janë duke vazhduar lidhur me çështjet që, do të marrë përsipër Meghan vitin e ardhshëm.