Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga edhe pse janë munduar ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së mediave së fundmi ata janë një ndër çiftet më të përfolur.
Para disa ditësh në media qarkulloi një video e Alban Hoxhës me një femër tjetër në një klub nate.
Pas videos u dyshua se çifti i kishte dhënë fund fejesës dhe detaji qe në bindi është se të dy fshinë fotot në rrjetet sociale dhe gjithashtu asnjëri nuk e ndjek më tjetrin në Instagram.
Para dy ditësh portieri i partizanit është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Ditën e sotme gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe e pranishme ka qenë edhe Çiljeta,e cila duket shumë e nervozuar teksa bisedon me të pranishmit.
Ndërkohë këngëtarja ka qenë aktive edhe në rrjetet sociale ku detaj që na ra në sy ishte ky postim në të cilën, këngëtarja shkruante “Psikopatja jote, e pëlqej”.
Mesa duket Çiljeta është një e dashur liberale duke ja falur gabimet të shpeshta të dashurit dhe një “psikopate e dashuruar kokë e këmbë” me Albanin.
Përgatiti: AlpeNews.al