DASMA E ELVANA GJATËS/ Ja gjithçka që duhet të dini (FOTO) – AlpeGossip
DASMA E ELVANA GJATËS/ Ja gjithçka që duhet të dini (FOTO)

DASMA E ELVANA GJATËS/ Ja gjithçka që duhet të dini (FOTO)

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video ku këngëtarja e njohur Elvana Gjata shfaqej e veshur me fustan nusërie dhe vello mbi kokë. Ajo shkëlqente me të bardha, teksa kalonte e emocionuar dhe e përlotur përpara kamerës, pamje që i bënë të gjithë të dyshojnë se Elvana po shkon drejt altarit.

“Motra, s’më besohet që erdhi kjo ditë”- kishte shkruar Ermal Mamaqi në videon që ai vetë e publikoi në profilin e tij në Instagram. Mirëpo, Xing.al ka zbuluar për ju si qëndron e vërteta pas pamjeve të Elvanës e veshur nuse, që bënë kurioz këdo.

Gjithçka ka të bëjë me një rol në një film që pritet të vijë shumë shpejt, ku këngëtarja do të luajë krah Ermal Mamaqit, i cili është edhe producent i filmit. Detaje të tjera për këtë projekt të ri, presim të zbulohen në vazhdimësi.