Moderatorja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale, Albana Osmani do jetë e ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”.
Në videon promo të emisionit, Albana shihet e përlotur teksa flet me dashuri të madhe për fondacionin e saj “Ti je një luledielli”.
“Të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe atëherë ky është kuptimi”, shprehet moderatorja me sytë e përlotur.
Fondacioni shqiptar jo fitimprurës “Ti je një luledielli” që synon grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut është bërë tashmë një markë ndërkombëtare.