Gent Zenelaj paska qenë moderator i “Fiks”-it përpara se të ishte i “Stop”-it por me bast që nuk e mbani mend – AlpeGossip
Gent Zenelaj paska qenë moderator i “Fiks”-it përpara se të ishte i “Stop”-it por me bast që nuk e mbani mend

Gent Zenelaj paska qenë moderator i “Fiks”-it përpara se të ishte i “Stop”-it por me bast që nuk e mbani mend

As neve nuk e mbanim mend në fakt! U desh të shkonte Kozeta Kurti në “Pop Culture” që të dilnin të gjitha arkivat që ajo ka pasur në Top Channel.

Me të drejtë do thoni që çlidhje ka Gent Zenelaj dhe Kozeta Kurti e aq më tepër çfarë lidhje kanë ata të dy me Fiks Fare. Epo ndonëse nuk e mbanim mend, Genti dhe Kozeta kanë qenë një kombinim që është provuar nga stafi i “Fiks Fare” në vitin 2004 për të qenë një dyshe potenciale për këtë emision. Kozeta ka treguar se në fakt përgjatë gjithë muajit shtator të 2004-ës, u eksperimentuan dyshe të ndryshme për të qenë moderatorë të Fiks-it por ajo dhe Genti nuk ia dolën të mbanin programin duke e marrë më vonë Saimir Kodra dhe Doktori, dyshja e famshme e Fiks-it që do të ndaheshin me largimin e Kodrës në “Agon Channel” ku së bashku me Gent Zenelajn nisën një emision të ngjashëm investigativ të quajtur “Ca thu”.

Pas mbylljes së “Agon Channel”, siç të gjithë e dimë, Saimiri dhe Genti morën drejtimin e “Stop” në Tv Klan duke e kthyer në një format shumë të suksesshëm.

“Përpara “Ca thu”-së dhe “Stop”-it e kam zbuluar unë Gentin në “Fiks Fare””, – ka thënë me shaka Kozeta në “Pop Culture”.

Epo ja ku mësuam diçka që nuk e dinim më parë. Ja përse janë të nevojshme arkivat!