E ÇUDITSHME POR E VËRTETË/ Njihuni me pinguinët homoseksualë (VIDEO) – AlpeGossip
E ÇUDITSHME POR E VËRTETË/ Njihuni me pinguinët homoseksualë (VIDEO)

E ÇUDITSHME POR E VËRTETË/ Njihuni me pinguinët homoseksualë (VIDEO)

Sphen dhe Magic janë çifti i pinguinëve homoseksualë në “Sea Life Sydney Aquarium”. Periudha e shtimit të pinguinëve ka nisur dhe ata kanë zhvilluar një lidhje të fortë para fillimit të sezonit.

Pinguinët e së njëjtës gjini njhen si Sphengic dhe janë të pandashëm. Pamjet e publikuara në një faqe Facebook-u tregojnë Sphen që merr një gurë në formë zemre dhe ia çon ‘dashurisë së jetës’.

Magic që qëndron në fole ndërsa ngroh vezën dhe duket i lumturuar kur sheh verpimin e Sphen. Ekspertët thonë se vezën e kanë marrë nga një çift tjetër pinguinësh dhe do e rrisin të dy.

‘Sea Life Sydney Aquarium’ përmban një larmi të madhe të jetës ujore australiane, duke shfaqur më shumë se 700 specie që përbëjnë më shumë se 13,000 peshq individualë dhe krijesa të tjera ujore  nga shumica e habitateve të Australisë.