Majk zgjedh rivalin e tij në muzikë… dhe nuk është asnjë nga OTR! – AlpeGossip
Majk zgjedh rivalin e tij në muzikë… dhe nuk është asnjë nga OTR!

Majk zgjedh rivalin e tij në muzikë… dhe nuk është asnjë nga OTR!

Reperi i njohur Majk ishte i ftuar special në “NIN” me Alaudin Hamitin, ku iu ka përgjigjur të gjitha pyetjeve që moderatori kishte përgatitur për të.

Ai u bë edhe pjesë e lojës për t’ju përgjigjur një pyetjeje ose të konsumonte një ushqim të shpifur.

Një nga pyetjet “pikante” që Alaudini kishte përgatitur për të ishte se kë shihte si rivalin e tij në muzikë.

Majk nuk provoi asnjë nga ushqimet por tha një emër: Capital T!

Bashkë me Capitalin, Majk publikoi para pak ditësh këngën “Pasha Jetën”, e cila ka korrur goxha sukses tashmë.