A ËSHTË BUKUR TË JESH E FAMSHME? Klea Huta ia thotë troç ndjekëses të mirat e të këqijat – AlpeGossip
A ËSHTË BUKUR TË JESH E FAMSHME? Klea Huta ia thotë troç ndjekëses të mirat e të këqijat

A ËSHTË BUKUR TË JESH E FAMSHME? Klea Huta ia thotë troç ndjekëses të mirat e të këqijat

Për Klea Hutën është shumë bukur të jesh e famshme!

Moderatorja ka folur sinqerisht me një ndjekëse e cila e ka pyetur për famën.

Në një postim në Instagram, bukuroshja brune tha se fama ka dhe anët e saj jo të mira, por ka më tepër gjëra të mira.

Moderatorja rrëfen sesi e shikonte veten të famshme që në fëmijëri dhe provoi të ishte e tillë dhe ia doli.

“Gjithçka është pasojë e asaj sesi ti e ke parë veten që e vogël! Kur ëndërroje të ishe si ëndërroje të të shihnin njerëzit dhe çfarë ëndërroje të bëje. Unë e pash veten kështu, punova për të qenë e tillë dhe tani e shijoj. Ka disa anë të vogla jo të mira këtu në fshatin tonë as të madh, e as të vogël, por ka më shumë të mira. Është bukur, është shumë bukur”, ka thënë Klea.

Ajo është rritur në skenë. Klean e kemi parë si moderatore, këngëtare dhe tashmë ka hapur edhe një akademi muzikore bashkë me partnerin Elgit Doda, për t’i ndihmuar të tjerët të plotësojnë ëndrrat e tyre.