DOLI KLIPI I SHUMËPRITUR/ Po Kiara ku është? Butrinti i rrethuar nga femrat (VIDEO) – AlpeGossip
DOLI KLIPI I SHUMËPRITUR/ Po Kiara ku është? Butrinti i rrethuar nga femrat (VIDEO)

DOLI KLIPI I SHUMËPRITUR/ Po Kiara ku është? Butrinti i rrethuar nga femrat (VIDEO)

Butrint Imeri ka publikuar klipin e ri të shumëpritur, ku ka performuar bashkë me të dashurën e tij të përfolur Kiara Tito.

Pak ditë më parë ata i çmendën ndjekësit pasi dhanë lajmin se klipi i ri do të kishte pamje të dyshes.

Butrini me Kiarën pozonin në një fushë golfi të veshur me ato rrobat e bardha, si çift aristokratësh.

Dhe ja sot mbërriti kënga “Hajt Hajt”, e cila është mjaft ritmike dhe tipike verore.

Por ajo që na zhgënjeu ishte hapësira ku dyshja shfaqej bashkë. Butrinti i rrethuar nga femrat, po Kiara ku është?

Moderatorja shfaqej vetëm në minutën e 1:50 dhe skenat me të ishin të pakta. Pasi Butrinti këndoi dy-tri vargje “Ti mace e zezë shumë e pabesë”, skena u rikthye te femrat seksi që kërcenin rreth e rrotull këngëtarit.

Klipi sigurisht mbyllej me Butrintin që duartrokiste Kiarën pasi kishte shënuar pikë!

Të themi të drejtën nuk na mjaftuan kaq pak pamje me ata të dy kur shfaqeshin bashkë!