BORA ZEMANI PREZENTE KUDO/ Nga mërzitja e Beatrix Ramosajt tek reagimi i Ermalit, çfarë ndodhi në “Big Brother VIP” – AlpeGossip
BORA ZEMANI PREZENTE KUDO/ Nga mërzitja e Beatrix Ramosajt tek reagimi i Ermalit, çfarë ndodhi në “Big Brother VIP”

BORA ZEMANI PREZENTE KUDO/ Nga mërzitja e Beatrix Ramosajt tek reagimi i Ermalit, çfarë ndodhi në “Big Brother VIP”

Ky “Big Brother VP” ka qenë më i zhurmshmi dhe spektakli më i shikuar nga i madh dhe i vogël. Vetëm një javë na ndajnë nga finalja e madhe dhe të gjithë presin me ankth që të fitoj i preferuari i tyre.

Ky “Big Brother” nuk ka shmangur dhe përmendjen e personave që nuk kanë qenë pjesë e lojës. Në këtë rast emri i Bora Zemanit që prej fillimit e deri tani në këtë pikë të lojës që është fundi nuk është shmangur nga askush.

Mbrëmjen e djeshme Beatrix Ramosaj nuk pranoi të ishte në darkën brenda shtëpisë për të surprizuar dhe Donaldin.

Pse u mërzit Beatrix Ramosaj?

Në shtëpinë VIP u ftuan artistë të njohur si Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Xhemi Shehu, Agron Llakaj dhe shumë emra të tjerë. Në një bisedë me Arjolën dhe Ilirin, Ermal Mamaqi përmend  me shaka se do ketë në serialin e tij të H.O.T Bora Zemanin si aktore dhe Ilir Shaqirin që do jenë çif të dy. Donaldi “interesohet” dhe i thotë se ai duhet ta paguajë mirë moderatoren. Ndërsa Salsano i thotë me shaka se ai është “killeri” dhe ka vraë gabimisht edhe Trixën.

Por duke përmendur persona të retë Ermali merr dënim nga vëllai i madh ku duhej të largohej nga shtëpia.

Ermali pas largimit nga shtëpia u detyrua të jepte një shpjegim dhe se kishte shumë mesazhe negative nga fansat e Beatrix dhe Donaldit. Mamaqi sqaron se kur vet Donaldi e kaloi me të qeshur këtë situatë, të tjetër nuk kanë përse të mërziten.

VIDEO

Mbrëmë në spektakël nuk u kuptua mërzia e Beatrix, por sërish Mamaqi u detyrua të japë një mesazh për Trixën ku shprehet se kjo ishte një shaka shoqërore. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.

VIDEO

Por pas mesazhit të Ermalit reagon kushërira e Beatrix, Angjelina Hadërgjonaj.

Ajo tha se Trixa u mërzit me shakanë e Salsanos dhe më pas me të qeshurën e disa banorëve, përfshirë këtu edhe Donaldin. Anxhelina siguroi se Beatrixës nuk i ngeli hatri nga përmendja e emrit të Borës

Anxhelina ka shkruar: “Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk eshte prek nga permendja e personave te tretë (sepse Trixes i jane fut parashuta me te tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson), por eshte prekur nga batuta palidhje e Zoteri Salsanos (per vrasje e therje) dhe te qeshurat histerike te banoreve qe ajo i konsideronte shume te afert. Ti e fillove po u perkeqesua nga te tjeret qe qeshin akoma me humor te 95′. Kaq! Trixa ka te drejten e te gjithe botes te merzitet e te marre cfare vendimi te doje sepse boll ka toleruar”.

Por një tjetër detaj dyshues është se ajo nuk është fare në Tiranë por i ka hipur avionit dhe është larguar nga vendi për disa ditë.

Madje kjo u “verifikua” edhe nga miku i saj, DJ Dagz, tha me kunjë se nuk mund të vinte me taksi por i duhej aeroplan nëse ndërron mendje.

Por deri më tani Trixa nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale, as mbi ngjarjen e as mbi vendndodhjen ku është aktualisht.

Pas reagimit të Anxhelinës ka reaguar dhe Salsano, i cili përmes një mesazhi drejtuar Ermal Mamaqit, ka ironizuar gjithë “zhurmën” që është shkaktuar në rrjet pas asaj që ndodhi brenda shtëpisë së famshme.

“Kjo video është për ty Ermal Mamaqi. Duke qen se je dhe regjisor dhe po bën filma këto kohët e fundit, kam një ofertë për ty po sikur të bëjmë bashkë një film, të jetë horror. Ti të jesh kanibal dhe unë që jam i mbyllur në shtëpi. Dhe ti nga inati vjen, hyn në shtëpi, dhe më masakron mua. Më çan barkun, mëlçinë dhe në fund më merr dhe zemrën dhe më ha.

Pastaj në fund janë të gjithë të lumtur që më ke ngrënë mua, do ta transmetojmë në të gjithë kinematë që ka Shqipëria dhe të ftojmë të gjithë fansat e Big Brotherit. Do të jeni të kënaqur me vdekjen time. Do ta quajmë Big Kanibal, pastaj do të pimë kafe dhe do të shohim se si do të kënaqen njerëzit duke parë ngrënien tënde dhe vdekjen time.“, shprehet ai.

VIDEO

Gjithashtu edhe vetë Donaldi u shpreh gjatë spektaklit që e gjitha ishte shaka dhe ai e mori me të qeshur.

Bora Zemani është përmendur nga të gjithë pasi kjo mund të quhet si “epoka” e saj për shkak të famës së madhe që ka marrë pas historisë me Donaldin dhe se njerëzit janë shumë kuriozë të dinë rreth saj. Moderatorja ka reaguar me një video në Tik tok. Bora shfaqet duke dëgjuar me habi sesi thërrasin emrin e saj disa moderatorë dhe video nis me zërin e Arbana Osmanit

VIDEO

Alpegossip.al