Vajzat e emisionit “Përputhen” duket se janë të mësuara me kamerat dhe nuk është hera e parë që shfaqen në televizion. Tea dikur ishte postiere në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Melisa ka qenë në rolin e “Sophies” tek “Zonë e lirë” dhe tani mësohet se Anën e kemi parë në një klip muzikor.
Bëhet fjalë për klipin e këngës “Lule pa erë” nga Irkenc Hyka.
Ana shfaqet me bjonde në klip dhe ky detaj e bën të duket ndryshe në pamje.
Bukuroshja iu bashkua “Përputhen” pak javë më parë dhe deri tani ka dalë në takim me Fatjonin.