“UNË MARR GJITHMONË ATË…”/ Hoqi dorë mes lotësh nga Mevlani, Atdheu thumbon publikisht Antonelën (FOTO) – AlpeGossip
“UNË MARR GJITHMONË ATË…”/ Hoqi dorë mes lotësh nga Mevlani, Atdheu thumbon publikisht Antonelën (FOTO)

“UNË MARR GJITHMONË ATË…”/ Hoqi dorë mes lotësh nga Mevlani, Atdheu thumbon publikisht Antonelën (FOTO)

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Antonela hoqi dorë nga Mevlani. Ajo “e la të lirë” për të qenë i lumtur me Ledjanën. “Kam kuptuar që duhet të mënjanohem dhe t’ia lë shansin për të njohur Ledjanën më shumë. Dua të të shoh aq mirë, aq mirë sa që ti të jesh i lumtur me atë që do, jo me mua”, tha konkurrentja mes lotësh.

Pas deklaratës së saj, Atdheu e ka thumbuar në Instastory. Ai ka rikujtuar tre nga deklaratat e Antonelës, që siç lë të kuptohet e bëjnë për të qeshur pasi janë shumë kontradiktore.

“1. Unë e marr gjithmonë atë që dua. 2. Puth atë “që nuk e don”. 3. Atë që e dua po e lë vetëm, se e dua të lumtur”, ka shkruar ai, shoqëruar me disa të qeshura me lot.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Atdheu deklaroi se ai dhe Antonela janë puthur. Mirëpo, kjo e fundit tha se ish-konkurrenti e kishte puthur me zor, madje kishte dashur më shumë. Deklarata e saj u mohua nga Atdheu, i cili e quajti aktore.

Promoted Content