Aksidentohet regjisorja e njohur Vera Grabocka/ Në gjendje të rëndë shëndetësore – AlpeGossip
Aksidentohet regjisorja e njohur Vera Grabocka/ Në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksidentohet regjisorja e njohur Vera Grabocka/ Në gjendje të rëndë shëndetësore

Vera Grabocka është një ndër regjisoret më të suksesshme në vendin tonë. Së fundmi ka nisur edhe edicioni i 5-të i spektaklit të kërcimit “Dance With Me” ku ajo qëndron në kry të timonit, në regjinë e tij.

Sot burime për Blitz.al kanë zbuluar se regjisorja e njohur ka pësuar një aksident. Si pasojë ka thyer këmbën dhe nga informacionet e marra e ka të vendosur në allçi.

Ajo nuk ka qenë e pranishme për disa ditë gjatë provave të spektaklit të kërcimit ku ka një rol shumë të madh. Por sonte edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo ka qenë e pranishme në regjinë e spektaklit i cili ka përfunduar me sukses.

Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe shpresojmë që nuk bëhet fjalë për diçka serioze.