Era Istrefin apo Tunën? Robert Berisha zgjedh kunatën e preferuar dhe habit me përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
Era Istrefin apo Tunën? Robert Berisha zgjedh kunatën e preferuar dhe habit me përgjigjen (FOTO)

Era Istrefin apo Tunën? Robert Berisha zgjedh kunatën e preferuar dhe habit me përgjigjen (FOTO)

Robert Berisha është njëri ndër konkurentët e spektaklit “Dance With Me”, që shfaqet çdo të hënë në sfidën e kërcimit.

Momente përpara kërcimit, moderatorja Alketa Vejsiu i bëri një pyetje rrufe këngëtarit në lidhje me familjen e tij.

“Era Istrefi apo Tuna? Kush është kunata juaj e preferuar?” – e pyet Alketa Vejsiu.

Teksa hezitoi pak të përgjigjej, Robert Berisha tha:

“Era Istrefin” – e menjëherë ndryshoi temë duke refuzuar të flasë më shumë për këtë.

Robert Berisha e ka thënë hapur disa herë se nuk ka marrëdhënie të mira me partneren e vëllait, Tuna Sejdi, e nuk ka dëshirë të ketë ndonjëherë. Madje, ai nuk preferon të jetë në vendet ku edhe Tuna është, e për këtë arsye mungoi në ditëlindjen e parë të nipit të tij.