“CELLVIO NDODHET NË IZOLIM”/ Ish-banori i Big Brother nxjerr në pah detaje të reja nga arrestimi i reperit: Sot në prokurori… – AlpeGossip
“CELLVIO NDODHET NË IZOLIM”/ Ish-banori i Big Brother nxjerr në pah detaje të reja nga arrestimi i reperit: Sot në prokurori…

“CELLVIO NDODHET NË IZOLIM”/ Ish-banori i Big Brother nxjerr në pah detaje të reja nga arrestimi i reperit: Sot në prokurori…

Kleviol Ahmeti ose Cllevio është një nga emrat më të lakuar të ditëve të fundit.

Reperi njihet gjerësisht në rrjetet sociale, por sherri i para disa ditëve me Noizyn bëri që ai të ishte kryefjala e mediave. Së fundmi, ish-konkurenti i Big Brother Anaid Kaloti ka nxjerrë në pah disa detaje të reja në lidhje me Cllevio.

Me anë të një storin në Instagram, Kaloti shprehet se Klevioli ndodhet në paraburgimin e Fierit dhe arsyeja e këtij ndalimi të reperit është “thyerja e arrestit të shtëpisë”.

“Cllevio për momentin mbahet i izoluar në ambjentet e paraburgimit në Fier. Sipas avokatit që e përfaqëson z.Erjon Sina, prokuroria e rrethit Lushnje ka ngritur ndaj tij akuzën e “thyerjes së arrestit të shtëpisë,”-shkruan Anaidi.

Më tej ai vazhdon të tregojë që kjo thyerje në fakt ka ndodhur me autorizimin e prokurores Merita Selimi për arsyje shëndetësore të Ahmetit.

“Avokati nga ana e tij deklaron se prokurorja Merita Selimi e ka autorizuar këtë të fundit për t’i dhënë leje Cllevio për arsyeje shëndetësore, t’i drejtohet spitalit të Durrësit. Prokurorja e pohon këtë gjë dhe ka kërkuar nga avokati pamjen e vizitës së Cllevio në spitalin e Durrësit, të cilat do të depozitohen sot në prokurori. Për të kaluar nga thyerje e arrestit të shtëpisë, në mosrespektim të tij,”-përfundon Kaloti.