Marina Vjollca është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun, por po kthehet edhe në një aktore shumë të talentuar. Marina në “Klanifornia”, jo vetëm prezanton, por bëhet edhe pjesë e skeçeve të ndryshme. Në puntatën e fundit, Marina i është bashkuar grave që protestonin kundër vjehrrit dhe vjehrrës. Secila prej grave tregoi hallin e saj dhe kur erdhi rradha e Marinës, ajo tregoi se vjehrra i rri 3 muaj në shtëpi.
Marina: Mua kur më vjen vjehrra në shtëpi më qëndron plot 3 muaj
Cubi: Po ti duhet të ishe e mërzitur, pse kaq e lumtur?
Marina: Sepse sot është dita e fundit, nesër ikën