PAVARËSISHT BESIMIT/ Ky urim i Krishtlindjeve nga Aurela Gaçe do iu bëjë të reflektoni – AlpeGossip
PAVARËSISHT BESIMIT/ Ky urim i Krishtlindjeve nga Aurela Gaçe do iu bëjë të reflektoni

PAVARËSISHT BESIMIT/ Ky urim i Krishtlindjeve nga Aurela Gaçe do iu bëjë të reflektoni

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka zgjedhur t’i urojë të gjithë njdekësit në rrjetet sociale me anë të një kartoline mjaft të veçantë dhe fjalëve të ndjera.

“Gëzuar miq besimtarë ose jo. Në ditë të tilla uroj që mendjet e inatosura të gjejnë forcë të falin, inatet në familje të shuhen sepse ka të tjerë që luftojnë me jetën e shëndetin, e ai është më i rëndësishmi, shëndeti. Në ditë të tilla kujtohesh se je kalimtar në këtë jetë e më e pakta që mund të bësh është të jesh njerëzor, i mirë me njerëzit e tu, por dhe me ata që as nuk i njeh. Zoti bekoftë zemrat tona dhe mendjet tona. Lutem me shpirt që fëmijët e sëmurë të shërohen. Gëzuar Krishtlindjen, paqe e gëzim”, ka shkruar Aurela në ‘Instagram-in’ e saj.

Këto fjalë me siguri kanë shërbyer si një mesazh i fortë domenthënës për të gjithë ndjekësit e artistes.

Kujtojmë se mbrëmja e kaluar dhe dita e sotme ka qenë e mbushur plot me urime nga të gjithë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar të cilët kanë uruar publikisht ndjekësit dhe më të dashurit e tyre.