Të famshmet që s’e mbajnë mend as vetë kur ishte hera e fundit që kanë… (VIDEO) – AlpeGossip
Të famshmet që s’e mbajnë mend as vetë kur ishte hera e fundit që kanë… (VIDEO)

Të famshmet që s’e mbajnë mend as vetë kur ishte hera e fundit që kanë… (VIDEO)

Disa e nisën me këngë për pasion. Të tjera e përdorën këngën si trampolinë. Po e përbashkëta e të gjithave është që mbase as vetë nuk e mbajnë mend herën e fundit që kanë kënduar në publik se në dush këndojmë të gjithë.

Mbase edhe e kishit harruar fare që Gerta Heta ka kënduar dhe aq projekte sa ka nxjerrë hite iu bënë. Po pastaj hyri në prezantim. Për disa edicione moderoi “Kafazin e artë”, kaloi në radio dhe sot vazhdon në radio, një tjetër dashuri të madhe.

Edhe Zaimina u bë këngëtare pas Miss-it. Madje pati një fazë shkëlqimi. Pastaj u rrit dhe u fokusua në profesionin e saj të arkitektes dhe në biznes. Nuk mund të gjendej në tre vende në të njëjtën kohë.

16-vjeçaren e asaj kohe, bionde, me kaçurrela e sy të kaltër, pa pikë grimi në fytyrën si kukull porcelani e pamë si këngëtare në 10 vitet e para të karrierës. E kuptuat që e kemi fjalën për Orindën të cilës ia mbajmë mend këngën e parë “Të dua”, por jo të fundit. Ka thënë se nëse do ketë një projekt të mirë muzikor do të rikthehet, por për momentin do vazhdojë të jetë moderatore.

Siç edhe Julka Gramo. Pak më pak në televizion e pak më shumë në radio, Julka duket se e ka harruar këngën.

Elia do e bënte shkollën për aktore, por ne e njohëm si këngëtare në “Spirit Voice”. Që kur nisi të aktronte filloi edhe largimin nga muzika. Këngë e klipe ka vite pa publikuar edhe pse mikrofonin mund ta ketë marrë ndonjëherë si në rastin e “Kënga Magjike” ku këndoi me të ëmën dhe vëllain, Yllkën dhe Amosin.

Njësoj siç e merr dhe Alketa mikrofonin për të kënduar kur shoqëron të ftuarit “Në Kurthin e Piter Panit”, po kaq. Epoka kur bënte këngë, herë vetëm, njëherë me Flor Mumajesin e herën tjetër me Miriam Canin, janë të shkuara të harruara. Këngët e secilës mund t`i shijoni më poshtë, nëse ju ka marrë malli./Tiranapost.al