KENDELL JENNER FOTOGRAFOHET ME ISH-FIKSMIN E MOTRËS/ Të gjithë fansat janë sy e veshë tek ata – AlpeGossip
KENDELL JENNER FOTOGRAFOHET ME ISH-FIKSMIN E MOTRËS/ Të gjithë fansat janë sy e veshë tek ata

KENDELL JENNER FOTOGRAFOHET ME ISH-FIKSMIN E MOTRËS/ Të gjithë fansat janë sy e veshë tek ata

Pas sfilatës magjepsëse për markën e madhe të modës, “Burberry” në London Fashion Week, Kendall Jenner kaloi pak kohë me ish-fiksimin e Kourtney Kardashian, Luka Sabbat.

Supermodelja 24-vjeçare publikoi në Instagram të hënën në mbrëmje tre foto me mbishkrimin “Pas Burberry-t”.

Në një fotografi ajo shfaqej shumë pranë Sabbat, gati për t’i dhuruar një puthje modelit 22-vjeçar.

Jenner gjithashtu publikoi një fotografi të Sabbat në Instastory, ku ai shfaqej i veshur me një këmishë të bardhë, xhaketë të zezë dhe disa lule të vendosura në xhepin e saj.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Sabbat dhe motra e Jenner, Kourtney Kardashian u përfolën se kishin filluar të dilnin bashkë në shtator 2018, kur u panë duke ngrënë një darkë në L.A..

Pavarësisht se u panë disa herë gjatë javëve pasardhëse, një burim tha për “People” se nuk kishte “asgjë serioze” mes tyre.

Burimi shtoi se, “Luka është gjithashtu shok i mirë me Kendall” dhe se, “ai është i ri dhe po shkon me rrjedhën. Nëse të gjithë i thonë: “Dil me Kourtney-n”, ai do ta bëjë”.