NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Zbulohet emri i pazakontë që Kim Kardashian i vendosi djalit – AlpeGossip
NËNË PËR HERË TË KATËRT/  Zbulohet emri i pazakontë që Kim Kardashian i vendosi djalit

NËNË PËR HERË TË KATËRT/ Zbulohet emri i pazakontë që Kim Kardashian i vendosi djalit

Tre ditë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt dhe fëmija erdhi në jetë nga një nënë surrogate. “Ai ka ardhur dhe është perfekt”, shkruante Kimi në një postim në Twitter.

Pak kohë më parë gjatë një interviste ajo tregoi se po kërkonte për emra armenian meqënëse familja Kardashian është nga Armenia. Mirëpo fansat kanë zbuluar se ylli i “Keeping up with Kardashians” i ka vendosur djalit një emër të pazakontë.

Së fundmi Kim ka bërë një status ku flet për djalin dhe emoji që përdori ka ngritur spekulimet se bebi quhet Bear West.

“Ai është më i qeti nga të gjithë fëmijët e mi deri më tani dhe të gjithë e duan shumë”, shkruan Kimi.

Kim është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë, North, 5 vjeç, Chicago 1 vjeç dhe Saint, 3 vjeç.