Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri sepse... (FOTO) - AlpeGossip
Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri sepse… (FOTO)

Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri sepse… (FOTO)

I vetëshpalluri princ, Vali Corleone ka qenë ndër personazhet më të përfolur në media.

Këtë herë ai duket se nuk i ka punët mirë dhe këtë e konfirmojnë mediat kosovare. Sipas dhënësit të policisë , Ismet Hashani, pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Ka thënë Hashani. Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek konflikti me prindërit. Sipas policisë Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguar në paraburgim.

Burime pranë familjes së tij, shprehen se dy prindërit e Valit, shtetasit me inicialet R.S. dhe H.S., e kanë denoncuar atë në polici për keqtrajtim dhe kanosje. Mësohet se Vali për një periudhë kohore ka bashkëjetuar me prindërit e tij të cilët më pas i ka përzënë nga shtëpia. Ndërkohë ai vetë ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv duke kërcënuar edhe policët.