LUANA SHTON RUBRIKËN MË TË RE NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Nëse plotësoni këto kritere dhe ju goca mund të jeni pjesë e programit – AlpeGossip
LUANA SHTON RUBRIKËN MË TË RE NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Nëse plotësoni këto kritere dhe ju goca mund të jeni pjesë e programit

LUANA SHTON RUBRIKËN MË TË RE NË “SHIKO KUSH LUAN”/ Nëse plotësoni këto kritere dhe ju goca mund të jeni pjesë e programit

Shumë shpejt një nga emisionet më të dashura për publikun shqiptar “Shiko kush Luan” rikthehet në ekran pas shumë muajsh që kur u ndërpre.

Në fakt Luana Vjollca kishte planifikuar që pas mbylljes së sezonit të kaluar të rikthehej në ekran me “Take me out Albania”, që do vinte si një risi.

Mirë, fatkeqësisht, rrethanat e krijuara nga Covid-19 ia ndryshuan planet dhe ajo vendosi të rkthehej këtë sezon të ri me SHKL.

Deri tani nuk ka ende një datë për startimin e tij, por moderatorja simpatike e ekraneve shqiptare na ka njohur me promon, e cila ishte bazuar në filmin e famshëm shqiptar “Mimoza llastica”.

Vetëm se këtë herë, llastica e cila u bërtiste fëmijëve të lagjes (emisionit) ishte Luana, e cila u kthye në memen më të bukur në rrjet.

  

Edhe këtë vit Luana do jetë nën shoqërinë e aktorëve të “Portokalli” Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Po ashtu, pjesë emisionit do jetë edhe Fifi, e cila do shoqërohet nga orkestra dhe pritet të dhurojë goxha spektakël.

Por, prisni sepse pjesë e emisionit mund të bëheni edhe ju. Po, po ju!

Këtë na e ka zbuluar vetë Luana nëpërmjet një Instastory, ku bën me diije se çdo gocë me histori frymëzuese mund të jetë e ftuara speciale e emisionit, mjafton të aplikoni.

Akoma këtu ti?! Jepi dërgoje historinë tënde dhe na frymëzo.