NIS SEZONIN ME NJË TJETËR MUNGESË/ “Luzja” largohet nga “Portokallia” , e konfirmon vetë aktorja – AlpeGossip
NIS SEZONIN ME NJË TJETËR MUNGESË/ “Luzja” largohet nga “Portokallia” , e konfirmon vetë aktorja

NIS SEZONIN ME NJË TJETËR MUNGESË/ “Luzja” largohet nga “Portokallia” , e konfirmon vetë aktorja

Duket se “Portokalli” nuk po gjen ‘qetësi’ nga ndryshimet e shumta. Pas largimit të Xhemit dhe pasi u përfol se edhe Salsano Rrapi me Altin Bashën do të largoheshin, një tjetër aktore duket se ka hequr dorë përfundimisht nga emisioni i humorit. Burime për “Who” tregojnë se aktorja e njohur Renada Caci ka vendosur të largohet pas shumë vitesh punë aty.

Renada ka qenë gjithmonë një nga figurat më popullore në “Portokalli”, me shumë role të dashura si psh ai i ‘Luzes’. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Renada, duke u shprehur se nuk do të mungojë për shumë gjatë në ekran. Po ashtu të njëjtat burime zbulojnë se edhe Egla Ceno nuk është më pjesë e “Portokalli”, edhe pse disa ditë më parë u pa në videon e Rezart Veleshnjës. Egla ishte një aktore e shtuar rishtazi në radhët e “Portokalli”, por me sa duket nuk do të jetë më këtë sezon.