Dikur shoqe të ngushta/ Sot Çiljeta as nuk do ta shohi Fifin, bën veprimin e papritur (FOTO) – AlpeGossip
Dikur shoqe të ngushta/ Sot Çiljeta as nuk do ta shohi Fifin, bën veprimin e papritur (FOTO)

Dikur shoqe të ngushta/ Sot Çiljeta as nuk do ta shohi Fifin, bën veprimin e papritur (FOTO)

Edicioni i kaluar i spektaklit “Kënga Magjike” u shoqërua me shumë debate dhe pakënaqësi mes kolegësh dhe kjo për shkak të procesit të votimit. Kjo temë e cila në atë kohë u diskutua shumë nga mediat ka ardhur sërish në vëmendje pas intervistës së fundit që këngëtarja Fifi ka dhënë.

Në një intervistë për programin ‘Tell-all’ nga Dajana Sejdia për ‘Gazeta Shqiptare’ , Fifi ka treguar se nga ky kompeticion i kanë ngelur shumë pengje. Siç ka deklaruar, këngëtarja Çiljeta Xhilaga është indinjuar dhe është mërzitur shumë me Fifin, pasi ajo i ka dhënë shumë pak pikë këngës së saj ‘Hajmali’.

“Çiljeta është hidhëruar pak se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është njëra prej atyre që është indinjuar një cik kështu që unë dua ti kërkojë falje publikisht. Unë asnjëherë nuk kam dashur që të bëjë dikë të ndihet keq.”, është shprehur Fifi.

Ndërkohë nuk dihet nëse marrëdhëniet mes Çiljetës dhe Fifit janë të njëjta, por që Çiljeta siç duket nuk do as ta shohi Fifin pasi nuk e ndjek në Instagram, ndërsa kjo e fundit e ndjek.