Ka shpresë për të gjithë! Në moshën 50-vjeçare Vin Diesel merr më në fund diplomën e Universitetit – AlpeGossip
Ka shpresë për të gjithë! Në moshën 50-vjeçare Vin Diesel merr më në fund diplomën e Universitetit

Ka shpresë për të gjithë! Në moshën 50-vjeçare Vin Diesel merr më në fund diplomën e Universitetit

Ju kujtohen rastet kur permendnim “yjet” e Hollywood-it si shembull për t’ju treguar prindërve se nuk është gjithmonë shkolla ajo që të çel dyert e suksesit? Pikërisht. Vin Diesel është njëri prej tyre.

Jo vetëm një aktor i mrekullueshëm, por profili i tij publik ka marrë edhe më shumë vlerë pas serive të “Fast And Furious”.

Megjithatë, 30 vite më parë, teksa Diesel ishte ende në Universitet, ai nuk e mori dot diplomën në Universitetin e Letërisë Angelze, me dëshirën për t’u bërë aktor.

Duke qenë se filloi të angazhohej me filma, diploma mbeti në plan të dytë. Megjithatë, ish-Universiteti i tij, “Hunter College”, pas 30 viteve ka vendosur ta vlerësojë aktorin me diplomë dhe Doktoraturë, duke qenë se arritjet e tij e meritojnë diçka të tillë.

Në fjalimin e tij përpara të gjithë të diplomuarve, Vin Diesel tregoi se ndihej jo vetëm i prekur dhe krenar nga kjo dhuratë që ju bë, por edhe shumë i vlerësuar që më fund ai do ta ketë një diplomë në xhep. Sigurisht kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura tek auditori dhe ka marrë menjëherë xhiron e portaleve ndërkombëtare