“ERDHA NGA HIÇI…”/ Kiara Tito rrëfen periudhën më të vështirë në karrierë: Një javë rresht qaja, bërtisja dhe… – AlpeGossip
“ERDHA NGA HIÇI…”/ Kiara Tito rrëfen periudhën më të vështirë në karrierë: Një javë rresht qaja, bërtisja dhe…

“ERDHA NGA HIÇI…”/ Kiara Tito rrëfen periudhën më të vështirë në karrierë: Një javë rresht qaja, bërtisja dhe…

Në rrëfimin e jetës së saj, Kiara Tito ka folur për periudhën që ka jetuar në Itali dhe më pas rikthimin në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur u shpreh se viti më i bukur që ajo mban mend është 2017 pasi nisi punë në Top Channel.

“Ëndrra e çdo moderatori është të ketë një emision në Top Channel. Unë erdha nga hiç dhe fitova midis 100 vetave dhe u bëra pjesë e një emisioni, i cili ndiqej goxha, kishte popullaritet. Më dukej si një ëndërr që e kisha ëndërruar për 20 vite me radhë. Ja arrita, ja dola. Për dy vite punova në Top Channel, nga mëngjesi në darkë isha këtu. Kjo është shtëpia ime e dytë, kështu e kam quajtur. Pastaj erdhi pjesa më e vështirë, u largova nga puna. Ishte fundi i sezonit dhe nuk kisha mundësi të gjeja një emision tjetër.

Aty pastaj thashë ‘Kiara zgjohu, mendo diçka, mendo një emision, shkruaj diçka, se koha kalon shumë shpejt dhe do ngelësh pa gjë’. Një javë rresht qaja, bërtisja, ulërija, ngela pa punë, mu duk mua sikur kapa qiellin me dorë se fillova punë në Top, si më hoqën kështu. Shkruajta një emision dhe shkova në një emision tjetër. Ishte çmenduri që u pranova, edhe për moshën që kisha. Por dua të them se ambicia, vullneti, fakti që i kam kërkuar gjithmonë gjërat dhe nuk i kam lënë përgjysmë, më kanë ndihmuar të arrija të realizoja ëndrrën time”, tha Kiara Tito.