NUK DI TË NDALET/ Era Istrefi bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan – AlpeGossip
NUK DI TË NDALET/ Era Istrefi bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

NUK DI TË NDALET/ Era Istrefi bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Era Istrefi është padiskutim një ndër të paktat këngëtare shqiptare, fama dhe suksesi i së cilës është shpërndarë në gjithë botën.

Siç edhe ju mund ta keni dëgjuar, pritet që së shpejti Era së bashku me motrën e saj Nora të publikojnë një bashkëpunimin të titulluar “Nuk e di”. Rikujtojmë se të dyja motrat na kanë njohur me look-un e tyre në klipin e ardhshëm.

Mirëpo së fundmi të gjithë jemi surprizuar sërish nga Era.

Bukuroshja përveç realizimit të këngës me Norën duket se është e angazhuar në një tjetër bashkëpunim. Kësaj here me një personazh publik shumë të njohur. Po flasim për reperin amerikan Verse Simmonds, i cili ka publikuar një foto në Insta Story, ku shfaqet me këngëtaren në një studio diskografike.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të publikohen bashkëpunimet e Erës, që me siguri do jenë mjaft të suksesshme…