NË NJË PROJEKT TË RI/ Jo vetëm si moderatore, ja si do e shohim Arbanën së shpejti (FOTO) – AlpeGossip
NË NJË PROJEKT TË RI/ Jo vetëm si moderatore, ja si do e shohim Arbanën së shpejti (FOTO)

NË NJË PROJEKT TË RI/ Jo vetëm si moderatore, ja si do e shohim Arbanën së shpejti (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka treguar se përveç ekranit, është mjaft e dhënë edhe pas gatimit. Ajo është një kuzhiniere mjaft e zonja dhe 6 vite më parë ka publikuar një libër me receta gatimi.

Ditët e fundit, moderatorja e njohur vazhdimisht ka publikuar video dhe foto teksa ka qenë duke gatuar dhe siç duket shumë shpejt ajo do të sjell një projekt të ri. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Arbana ka zbuluar se do të sjell sërish një libër të ri me receta.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë.”, ka shkruar Arbana pranë fotos ku shfaqet me një ëmbëlsirë në dorë.