Në datën 2 shtator këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, festoi 30 vjetorin e lindjes. Ajo mori një sërë urimesh nga fansat dhe miqtë e saj dhe gjithashtu i bëri dhe një urim epik vetes.
Ronela lajmëroi se ditëlindja e saj do të zgjasë plot një muaj dhe do të mbahet gjatë mend. Siç duket festimet kanë nisur që sot. Këngëtarja ka publikuar pak më parë pamje nga festa e saj e ditëlindjes ku çdo gjë duket përrallore.
Siç shihet dhe në postimet e saj, të ftuar në festë janë gjithashtu edhe personazhe të njohur VIP, miq të mirë të këngëtares.