“ËSHTË SHUMË DINAK”/ Nita dhe Luizi bisedojnë për Bledin: Do kapet me ty – AlpeGossip
“ËSHTË SHUMË DINAK”/ Nita dhe Luizi bisedojnë për Bledin: Do kapet me ty

“ËSHTË SHUMË DINAK”/ Nita dhe Luizi bisedojnë për Bledin: Do kapet me ty

Duket se disa prej banorëve janë të mendimit se gazetari Bledi Mane ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” për një qëllim, për t’u marrë me Luiz Ejllin.

I pari që i tha këtë gjë këngëtarit të njohur ishte Armaldo Kllogjeri, i cili me bindje i tha se “Mane ka hyrë vetëm për të” dhe nuk do merret me asnjë banor tjetër.

Këtë detaj duket se e ka vënë re edhe Nita Latifi, e cila gjatë një bisede me Luizin i tha se “Bledi ka ardhur me një plan të qartë”.

Nga ana tjetër, këngëtari u shpreh se ai nuk do merret më fare me Bledin, pas bisedës që ata bënë mbrëmjen e kaluar.

Ai tha që do lëri Tan Brahimin të merret me Bledin, që edhe ai të marri vëmendje, ndërsa shtoi se e vetmja bisedë që do ketë me të do jetë vetëm një “Mirëmëngjesi”. Luizi i tha Nitës se Bledi po përpiqet të afrohet fillimisht me të, por në fakt ai është pjesë e grupit të Oltës. Luizi tha se ai është i zgjuar dhe dinak.